Shumë shpejt takimi me LSInë për platformën e re qeverisëse

Kryeministri Rama e ka cilësuar koalicionin me LSInë, si të suksesshëm, duke shtuar se ka kryer disa nga reformat më të rëndësishmë në 20 vitet e fundit. Në një intervistë për mediat, Rama ka shtuar se për mënyrën sesi funksionin ky koalicion ka kritika dhe rezerva, por ai vlerëson kapacitetin për të garantuar një program serioz reformash të thella. Në lidhje me mandatin e ardhshëm, kryeministri përsëriti faktin se anëtarët e këtij koalicioni do të ulen shumë shpejt në tryezë, për të bërë bilancin e punës gjatë kësaj qeverisje, por edhe për të përgatitur daljen përpara publikut me një platformë të re.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet