Rama: të përgatitet me transparencë fatura për dëmtimet dhe kompesimet

Kryeministri Rama mblodhi Komitetin e Emergjencave Civile për të bërë një bilanc për situatën e përmbytjeve. Njëkohësisht kryeministri thksoi se tashmë fokusi do të jetë në identifikimin e një për një të të gjitha dëmeve duke nisur fillimisht nga banesat e më pas te rrugët. Rama nuk la pa përmendur se askush nga familjet e prekura nuk do të mbetet jashtë listës së kompesimeve.

“Tani duhet të fokusohemi paralelisht tek identifikimi një për një të të gjitha dëmeve dhe inventarizimi një për një i pasojave duke renditur në radhë të parë banesat, pastaj rrugët, urat, nuk diskutohet shkollat që janë prekur dhe ku duhet ndërhyrë menjëherë që mësimi të nisë sa më parë. Fatura e shdëmtimeve dhe kompensimeve duhet përgatitur me transparencën më të madhe dhe me seriozitetin më të plotë që askush nga njerëzit e prekur dhe nga familjet në nevojë të mos mbetet jashtë listës.Planet për rivendosjen e situatës normale të infrastrukturës duhen përgatitutr me shpejtësi. E di që ndërkohë ministri i Infrastrukturës ka dhënë udhëzimin që dje për ekspertët e ministrisë që jo vetëm të regjistrojnë pasojat, por edhe të fillojnë një plan masash që sapo të kalojë kriza të fillojmë me rehabilitimet”, tha kryeministri Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet