Raporti i BEsë: Shqipëria merr nesër OK e negociatave

Si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia, pritet të marrin rekomandimin për çeljen e negociatave me BEnë. DW ka publikur sot një raport ku flitet për proçesin e zgjerimit të gjashtë vendeve anëtare të rajonit. Sundimi i ligjit, krimi i organizuar dhe korrupsioni, liria e shprehjes dhe konfliktet bilaterale janë vlerësuar sërish si “çështjet më të dhimbshme” për të gjithë rajonin. “Shqipëria ka bërë një reformë të thellë juridike, e cila, pasi të zbatohet do të jetë reforma më e rëndësishme e zbatuar midis shteteve në proçesin e zgjerimit, dhe do të thosha edhe më serioze se në rastin e disa shteteve anëtare të BE.” Shqipëria po ecën mirë në pesë prioritetet kyçe që janë thelbësore për integrimin në BE – nga reforma e administratës publike, reforma juridike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Në krye të këtij viti, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se nëse Shqipëria vazhdon në këtë mënyrë në rrugën e reformave, Komisioni do t’i japë një rekomandim për të nisur negociatat e anëtarësimit brenda gjashtë muajve të parë të 2018-ës. Dhe kjo me sa duket do të ndodhë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet