Negociatat, Mogherini dhe Hahn mbërrijnë sot në Tiranë

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit europian për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë Federica Mogherini dhe Komisioneri europian për zgjerim, Johanes Hahn mbërrijnë sot në Tiranë. Komisioni Europian do të publikojë progres raportin, bashkë me vlerësimet për progresin e arritur vjetor. Qeveria shqiptarë pret që po këtë ditë të vijë dhe propozimi për çeljen e negociatave të Shqipërisë, me Bashkimin Europian. Më pas Hahn dhe Mogherini do të vizitojnë Maqedoninë. Ndërkohë, më 23 prill pritet të udhëtojë drejt Shqipërisë edhe Kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet