Reagimi i Tahirit për vendimin e gjykatës: Nëse më thoni të rri në burg do të rri

Ish ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, ka dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurimit për bllokimin e pasaportës së tij për shkak të akuzave që rëndojnë mbi të. Tahiri u shoqërua nga avokati i tij, Maks Haxhia, ndërsa përballë tij kishte prokurorin Gentian Osmani. Ish ministri në fjalën e tij tha se ky vendim është i pabazuar në prova. Sipas disa burimeve në media, Tahiri është shprehur se ky vendim nuk i dhemb aspak dhe se ai nuk ka pasur kurrë qëllim të largohet jashtë vendit për t’iu fshehur drejësisë. Ai e krahasoi rastin e tij me kreun e Gjykatës së Lartë, Zagonjorin, të cilit ju përmend emri nga disa përsona se kërkonte para për një vendim. “Nëse më thoni që të rri në shtëpi, apo në burg, do të rri. Ajo që më dhemb është marrja e vendimeve të pabazuara, të pambështetura. Sa u përket dy patentave apo edhe dy personave nën hetim që kanë përmendur emrin tim, pse duhet të merren masa të tilla? Kemi rastin e një kryetari gjykate, të cilit iu përmend emri nga dy persona se kërkonte para për një vendim dhe asnjë masë nuk u mor për të. Dua t’ju them, se nuk do doja as për ju dhe as për askënd që të merreshin masa të tilla vetëm se përmendet emri nga dy të inkriminuar”, tha Tahiri në Gjykatë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Edmond Kaceli   e Diel 17 Dhjetor, 2017

    Le ti beje ca dite burg per hater te partise... Dhe te atyre qe thone se ka bere!😉