Reagon Basha për propozimin e disa deputetëve holandezë për rikthimin e vizave, ''mosbesim ndaj qeverisë''

Lulzim Basha e ka përdorur për të sulmuar kundërshtarin e tij, lajmin nga Holanda. “Vendimi i Parlamentit holandez është një akt që tregon mosbesim ndaj qeverisë. Nuk ka lidhje Parlamenti shqiptar me atë që ndodhi sot në Parlamentin e Mbretërisë së Holandës”, thotë ai. “Është hera e parë në botë, është e paprecedentë që një vend që ka votuar për heqjen e vizave, tani voton për rikthimin e vizave. Është e paprecedentë. Nuk ka ndodhur diçka e tillë në botë”, tha Basha.

“Ajo që ka ndodhur në Parlamentin e Holandës për rivendosjen e vizave për shqiptarët, ka 3 domethënie. E para, ky nuk është një akt racizmi ndaj popullit shqiptar. Ky është një akt i pastër mosbesimi ndaj qeverisë aktuale. Sepse, sipas Bashës, prej më shumë se 3 vitesh, policia holandeze dhe autoritetet e drejtësisë dhe ligjit në Holandë kanë konstatuar jo thjesht një rritje të numrit të krimeve të kryera nga rrjetet kriminale me bazë në Shqipëri, por rritje të influencës së tyre financiare dhe organizative”, vijoi ai.

“Disa prej këtyre raporteve që janë publikuar edhe në median shqiptare tregojnë se këto rrjete kriminale duke operuar me bazë Shqipërinë, kanë futur në dorë edhe trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt portit të Roterdamit, apo Anversës në Belgjikë, sikundër kanë bërë edhe në qytete të tjera të rëndësishme të Europës, nga Londra në Hamburg e gjetkë”, – shtoi Basha që thotë se Shqipërisë nuk do ti hapë negociatat, kjo sigurisht vetëm për shkak të qeverisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet