Shfajësimi i socialistëve, ja pse i morëm të fortët në PS

Gaçe: ''nuk do të ekzistonte më opozita nëse populli na votonte dhe bandat tjetërsonin votën''

TIRANE - Socialisti Artan Gaçe pranon se vota duhej mbrojtur ne 2013, prandaj futen "te fortet", siç i quan ai njerëzit me influencë në Parlament. Lajmin e jep Panorama. Do të ishte dramë nëse Sali Berisha do të fitonte zgjedhjet e 23 qershorit - mendon Gaçi - sot një pjesë kanë lenë mandatet, dikujt i është hequr, por ai e sheh "duke mos parë pasojë, por duke u nisur nga shkaku pse erdhëm në këtë situatë”. Një mea culpa ? Jo, më shumë se një reflektim i sinqertë. PD akuzon për vjedhjen e zgjedhjeve në 2009 dhe 2011, Gaçi komenton situatën në zgjedhjet e 23 qershorit: “Unë e kam bindje se nuk do të ekzistonte më opozita nëse populli na votonte dhe bandat tjetërsonin votën. Këtu luheshin fatet e vendit dhe jo ato të Partisë Socialiste. Imagjinoni se çfarë dite do të ishte nëse më 24 qershor 2013 fitues do të shpallej Sali Berisha? Atëherë për të mbrojtur votën që hidhej për Partinë Socialiste ne kontaktuam njerëzit më influentë në komunitetet e tyre për të ruajtur votën. Na duheshin njerëzit që rezistonin presionit dhe kërcënimeve të banditëve të PDsë, pohon Gaçe në kohën kur fjalë dite në politike është "dekriminalizimi". A është ky vërtet një kthim faqe për politikën ?

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet