Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: propozimi i PSsë nuk prek rekomandimet prioritare

Ish Bashkëkryetari i reformës zgjedhore Oerd Bylykbashi e konsideron propozimin e Partisë Socialiste si një ide konfuze sepse nuk prek prioritetet si shitblerjen e votës dhe presionin mbi administratën publike. Duke folur për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi shprehet se “është një rrëmujë e vërtetë ajo që propozojnë socialistet dhe kakofonia ‎dhe idenë konfuze e pa bosht të ndonjë deputeti sere me plastmas apo që është çelur në inkubator me ndriçim dhe ngrohje artificiale”. Sipas tij, “socialistët bëjnë disa propozime për amendamente ‎që nuk mund të prekin problemet kryesore: shitblerja e votës (rekomandimi prioritar 2), presioni mbi administratën publike dhe abuzimi me burimet shtetërore (rekomandimi prioritar 3) dhe dhunimi i parimeve themelore, lirisë dhe sekretit të votës (rekomandimi prioritar 8)”. “Po t’i pyesësh me tej se si duhet bërë një gjë e tillë, pra si të reformosh sistemin zgjedhor apo sistemin e partive, nuk është çudi të dëgjosh: “duam mazhoritar me lista te hapura”, shton ai.

Gjithashtu, Bylykbashi ironizon deputetë e rinj të Kuvendit duke i konsideruar ato si jo përfaqësues të qytetarëve, por të familjeve të tyre. “Ndërkohë deputetet që bëjnë betimin se do përfaqësojnë veten dhe familjen e vet janë si ai transplanti i fytyrës që nuk ngjit, nuk është kompatibel sepse nuk përputhen as grupi i gjakut asgjë tjetër”, deklaron ish-deputeti i PDsë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet