Reforma e modelit gjerman: gati rrjeti për arsimin profesional

Aktiviteti post Vjenë starton me korridorin e kaltër që lidh Shqipërinë me malin e zi dhe luftën kundër informalitetit

TIRANE - Kryeministri Edi Rama flet për progresin në rajon, që nga konferenca e berlinit deri tek ajo e vjenës. "Kemi hyrë në një fazë ku progresi ka shërbyer për të rritur vëmendjen për avancimin e mbështetjes ekonomike" tha Rama. Projekt në infrastrukturë, si Korridori i Kaltër, që lidh Shqipërinë me malin e zi, apo për rrugën e paqes që lidh serbinë me kosovën dhe shqipërinë përmes aksit Nish - Prishtinë - Durres. Rama u ndal tek rrjeti i arsimit profesional. "Kemi nisur një reforme sipas modelit gjerman" tha Rama që kërkon mbështetje financiare. Rama u ndal edhe në operacionin, i cili do të startojë ditën e nesërme kundër informalitetit. Këtë operacion Kryeministri Rama e konsideroi si një aleancë me biznesin e ndershëm në drejtim të fuqizimit ekonomik të vendit. "Nesër nis operacioni më i rëndësishëm i këtij mandati, lufta kundër informalitetit, e cila synon uljen e informalitetit në nivelin e pranueshëm të një vendi europian. Ky operacion është luftë frontale jo kundër biznesit por në aleancë me sipërmarrjen" tha Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet