Reforma në administratë: grupet e punës raportojnë tek Rama

Kryeministri Edi Rama nis përgatitjet për reformimin e administratës. Raportet janë dorëzuar në zyrën e kryeministrit, nga ana e 5 grupeve të punës, të cilët kanë patur dhe biseda veçmas me Ramën. Grupet e formuara janë: grupi rekomandues i veprimtarisë parlamentare, grupi i dokumentit kombëtar, grupi i reformës administrative, grupi i rekomandimeve për derregullim, grupi i asamblesë kombëtare. Anëtarët kanë analizuar raportet dhe kanë dhënë rekomandimet e tyre. Strategjitë e reja priten të vihen në zbatim në Shtator të këtij viti, dhe ka si qëllim lehtësimin e proçedurave burokratike për qytetarët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet