Reforma në administratë: ku do të shkojnë inspektorët? Rama përgjigjet...

Inspektoriatet do të shkrihen. Me reformën e re në administratë do të ketë vetëm një Inspektoriat qëndror në Tiranë. Të tjerat do të shkrihen ose do të bashkohen me inspektoriatet e reja. Janë 10 inspektoriate që shkrihen me 641 inspektorë që punojnë brenda. Një pjesë e madhe e vartësve do të largohen nga puna, ndoshta jo pa u futur në testim.

Dhe me kaq Qeveria lan duart?

Këtë rrugë e ka lënë të hapur kryeministri Rama. Më të mirët do të shkojnë në zyra të tjera, ndoshta paralele. Ata që nuk do të tregojnë nivel do të largohen. Inspektoriatet që pritet të shkrihen janë: Inspektoriati kombëtar i ushqimit (293 inspektorë): Inspektoriati shtetëror i ujërave (52 inspektorë): Inspektoriati shtetëror i arsimit (20 inspektorë): Inspek. shtetëror i mbikqyrjes së tregut (35 inspektorë): Zyra e mbrojtjes nga rrezatimet (10 inspektorë): Autoriteti kombëtar për sigurinë dhe emergjencat në miniera (12 inspektorë): Agjencia kombëtare e barnave (25 inspektorë): Drejtoria e inspektimit hekurudhor (11 inspektorë): Drejtoria e shërbimit të peshkimit (22 inspektorë): Drejtoria e inspektimit veterinar (161 inspektorë).

Inspektoriatet që ngelen janë: Inspektoriati shtetëror i mjedisit, Inspektoriati shtetëror i shëndetësisë, Inspektoriati kombëtar i mbrojtjes së territorit, Inspektoriati shtetëror i teknikës, Inspektoriati i punës, inspektoriati shtetëror i transportit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet