Reforma në drejtësi: pas europarlamentarëve, në Shqipëri vjen dhe Mogherini

Përfaqësuesje e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini do të vizitojë Tiranën në datat 4 deri 6 Mars. Kjo do të jetë vizita e saj e parë në kryeqytetin shqiptar që pas marrjes së detyrës si Shefe e politikës së Jashtme të BEsë. Gjatë 48 orëve të qëndrimit në Shqipëri, Mogherini pritet të përcjellë kërkesën për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe dhe veçanërisht realizimin e reformës në drejtësi. Më datën 16 Shkurt ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvillon një vizitë në Bruksel ku takon perveç Mogherini dhe Komisionerin për zgjerim dhe Bashkimin Europian Johanes Han.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet