Blerina Gjylameti, deputete e PSsë

Reforma zgjedhore, Gjylameti të miratojmë propozimet e tryezës

Deputetja e PSsë, Blerina Gjylameti ka reaguar sot në lidhje me qëndrimin e opozitës për sa i përket Reformës Zgjedhore duke theksuar se ndryshimi i qëndrimit është mungesë qëndrueshmërie dhe vonesë për angazhimin ndërkombëtar. “Zgjedhja për të ndryshuar çfarë ke pranuar në tryezën zgjedhore është mungesë qëndrueshmërie dhe vonesë në përmbushjen e angazhimeve të ndërmarra ndaj partnerëve ndërkombëtarë”, thekson Gjylameti. Po ashtu Gjylameti shton se “tryeza e Reformës Zgjedhore shkon përtej kredos politike, dhe përtej retorikës, përtej të bërit fushatë, pika kyçe e përmirësimit që na obligon është Reforma Zgjedhore. Balanca është Kushtetuta. Detyrimi ynë shkon përtej krahut të palëve, detyrimi ynë është ndaj shqiptarëve. Rekomandimet e OSBE/ODIHR janë pika kryesore dhe tryeza nuk ka arritur pak. Propozimet dhe diskutimet janë demokracia sot, kurse ikja vonon kohën për të cilën luftojmë ta kemi sa më shpejt”, tha ajo.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet