Regjistri online: ja si do të kontrollohet administrata

Fjala e ditës: Reforma në administratë, përveç asaj në Drejtësi për të cilën po flitet shumë. Një prej arsyeve kryesore të reformës në administratë do të jetë eliminimi i mbivendosjeve të kompetencave që shumë drejtori kanë patur me njëra-tjetrën. Do të rishikohen kompetencat, funksionet, roli dhe organizimi strukturor i zyrave të reja të administratës. Shumë prej drejtuesve do t'u shtohen kompetencat, të tjerëve do t'u hiqen. Punonjësit e administratës do të testohen të gjithë, sipas paralajmërimeve të kryeministrit. Kjo do të thotë se nëse punonjësit janë punësuar në dikasterë që nuk i përkasin arsimit përkatës do të largohen. Plan i qeverisë është dhe regjistri online i punonjësve, ku do të publikohen të gjitha të dhënat për punonjësit e administratës. Pas vendosjes së administratës së re do të fillojnë trajnimet për rritjen e kapaciteteve, përmirësimi i cilësisë së pyetjeve dhe përmirësimi i intervistës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet