Rezoluta kundër dekretit të Presidentit merr 100 vota

Presidenti merr një sinjal të fortë. Mazhoranca kaloi tekstin dhe 94 votat që nevojiten për të shkarkuar presidentin Ilir Meta janë të sigurta. Pas 5 orëve mocion debati në Kuvendin e Shqipërisë, 100 deputetë votuan pro rezolutës së Partisë Socialiste ku radhiteshin argumentet pse dekreti i kreut të shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ishte antikushtetues. Në përfundim të votimit, 100 vota ishin pro rezolutës, 7 kundër, 2 abstenim, ndërsa një deputet nuk mori pjesë në votim. Rama tha se '97-të të dytë nuk ka asnjë arsye të ketë dhe me argumentin se për zhvillimin e zgjedhjeve nuk vendosin partitë, por Kushtetuta, Edi Rama këmbënguli se nuk ka asnjë tërheqje nga 30 qershori.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet