Rikthim në vitin 1997. Ish kryeministri Sali Berisha i kërkon qyetarëve të armatosen. Mediat e huaja flasin për të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë sot në seancës e sotme të Parlamentit, duke u kërkuar qytetarëve që të armatosen. Kërkesa ka shkaktuar jo pak debate në Parlament, ku deputetë të majtë kërkuan që Berisha të ndiqet penalisht për thirrjen e bërë. Ndërkohë që Në Kodin Penal, thirrja për armatosje cilësohet si krim kundër rendit dhe dënimit maksimal është 10 vite burg. Në Kushtetutën e Republikës egziston edhe Neni me numër 73 pika 6 i cili thekson se: “Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes”.

ok

Deklaratës së ish-Kryeministrit Sali Berisha, në të cilënu bën thirrje qytetarëve që të armatosen iu deshën vetëm pak minuta që të niste të jehonte në shtypin e ndërkombëtar. Fillimisht ka qënë The Associated Press që i ka kushtuar deklaratës një artikull të shkurtër ngjarjes, ndërkohë që të njëjtën gjë kanë bërë edhe portale mjaft të njohura sic janë Wshington Post, Daily Mail dhe ABC News. Në shkrimet e mediave ndërkombëtare thuhet gjithashtu se Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kërkoi në mënyrë informale që Prokuroria të nisë procedimin penal për ish-Kryeministrin Berisha.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet