Roth apel para takimit në Luksemburg: Të hapen sa më shpejt negociatat me Shqipërinë. BE të mbajë premtimin

Ministri i Shtetit për Europën i Gjermanisë, Michael Roth ka apeluar para samitit që pritet të zhvillohet sot në Luksemburg, që të hapen negociatat për Shqipërinë. “Hapja sa më shpejt të jetë e mundur e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është jetike”, deklaron ministri gjerman Roth. Roth ka theksuar se “BE duhet të mbajë premtimet e saj”. Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE pritet që sot të japin vendimin lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet