Rregulla të reja për pasuritë e deputetëve

Këshilli për rregulloren dhe mandatet e deputetëve ka ndryshuar Kodin e sjelljes së deputetëve, nëpërmjet një projektvendimi, i ndërtuar në bashkëpunimin me ekspertë europianë. Sipas amendamenteve të fundit tani deputetët duhet të verifikojnë pasurinë e tyre nëpërmjet, një nën-dispoziteë të nenit 6 që përcakton se kur deputetët dorëzojnë deklarimin e tyre të pasurisë tek Shërbimi i burimeve njerëzore, ku informojnë Shërbimin nëse pranojnë që deklarimi të publikohet në internet me të dhënat e redaktuara në të njëjtën mënyrë si deklarimi që jepet nga ILDKPKI. Për deputetët që japin pëlqimin, Shërbimi duhet të publikojë deklarimet në faqen e internetit të Kuvendit. Autoriteti i kKonkurrencës nga ana tjetër do të duhet të kryejë verifikime dhe kontrolle për kompanitë që drejtojë deputetët në rast se ky biznes ka një pozitë dominuese në treg. Një tjetër rekomandim që spikat mes të tjerësh është edhe ai që detyron deputetët të pasqyrojnë çdo takim të kryer me palët e jashtme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet