Rriten kontributet për pensionet në shtet dhe privat

Skema, ka qëllim rritjen e normës së kontributit për të punësuarit në sektorin publik nga 3.5% të pagës referuese në 5% dhe për personat e punësuar në institucione private në masën

TIRANË - Pas debateve të zgjatura për çështjen CEZ, Kuvendi po vijon rendin e ditës së seancës së sotme me diskutimin e disa ndryshimeve në ligjin 'për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve dhe institucioneve të tjera kërkimore'. Kjo nismë e qeverisë synon përshtatjen e ligjit ekzistues me ndryshimet e reja, si rezultat i reformës së pensioneve, e ndërmarrë nga qeveria. Përmirësimi i skemës së pensioneve shtetërore të kësaj kategorie punonjësish, ka qëllim rritjen e normës së kontributit për të punësuarit në sektorin publik nga 3.5% të pagës referuese në 5% dhe për personat e punësuar në institucione private në masën 7% të pagës referuese. Ministri i mirëqënies sociale dhe rinisë, Blendi Klosi, gjatë fjalës së tij sqaroi skemën e pensionit social si dhe avantazhet që kjo skemë sjell. “Pensioni social bëhet për persana që nuk kanë patur mundësi të ishin pjesë e skemave të kontributeve, të bëjnë një pagesë sociale për të bërë shumë më tepër. Ne kemi patur një pension fiks me kontributetit e gjithësecilit në skemë, ndërsa në skemën e re kontributet varen nga qytetarët, të cilët duan të përkujdesen për jetën e tyre, për të pasur një pension tanimë jo fiks, por në bazë të kontributeve që secili ka dhënë" tha Klosi. Opozita nga ana e saj e konteston këtë pr/ligj, i cili, sipas saj, i godet akademikët e institucioneve të tjera kërkimore, me tituj shkencorë, pasi rrit masën e kontributit suplementar që paguhet nga të punësuarit e përfshirë në këtë skemë, duke mos pasur asnjë rritje të pagës së tyre që prej dy vitesh dhe kur pagat e kësaj kategorie janë larg pagave të homologëve të tyre, madje edhe në Kosovë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet