Rritet kontrolli i shtetit tek noterët, nuk do të përdorin më stilolapsin. Ministria e fillon me tiranën

Noterët do të firmosin kontratat vetëm me anë të shenjave të gishtërinjve. Lajmi u dha nga Ministri i drejtësisë Ylli Manjani, në Komisionin e ligjeve dje. Sipas tij, kjo "risi" pritet të përmirësojë shërbimet e noterëve, por rrit po ashtu dhe kontrollin e shtetit mbi veprimet që ata kryejnë. Ky hap i ri teknologjik nuk do të jetë fort i shpejtë dhe pse urdhri nga zyra e ministrit ka dy javë që ka dalë. "Do të jetë i detyrueshëm në zyrën e noterit identifikimi me shenjën e gishtit" tha Manjani. Të gjithë ata që duan të kryejnë një transaksioni tek noteri duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe noteri do të lexojë online, nëpërmjet shenjave të gishtërinjve, të gjitha të dhënat e tij. Pajisjet e reja do të vendosen si fillim në Tiranë, pastaj në qytetet e tjera. Komisioni i ligjeve miratoi dje disa shtesa tek projektligji për 'regjistrimin e pasurive të paluajtshme'.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet