Rudina Hajdari drejt zgjedhjeve lokale me parti të re

''Bindja Demokratike'' është partia e Rudina Hajdarit për të cilën po flasin të gjithë. Kryetare është vajza e dhjetoristit Azem Hajdari tek e cila shohin aspiratat e idealeve shumë demokratë. Njëri prejt tyre Astrit Patozi, i cili flitet se i është bashkuar partisë së re. Hajdari ka gati listën me 3000 firma për tu regjistruar në gjykatë dhe sot pati një mbledhje me grupin e vet parlamentar. Partia "Bindja Demokratike" do të regjistrohet të martën, kur është dhe afati i fundit, në Komisionin qendror të zgjedhjeve dhe në Gjykatë. Kjo lëvizje vjen pas marrjes së vendimit për djegien e mandateve nga ana e deputetëve demokratë dhe ata të LSIsë. Një ditë më parë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbështeti vendimin e Hajdarit, për mosbojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet