K.T. McFarland, Këshilltare e presidentit Trump për sigurinë kombëtare

SHBA mbështetje Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit
Takimi i Bushatit me këshilltaren e Trump

Siguria dhe mirëqënia, konsolidimi i partneritetit strategjik SHBA-Shqipëri; këto ishin temat e diskutimit në takimin që u mbajt në Shtëpinë e bardhë në Washington, ndërmjet ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe këshilltares se Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, K.T. McFarland. Nga SHBA vjen mbështetja mbi partneritetit strategjik ndërmjet të dyja vendeve, ndërsa Shqipëria shpreh nevojën për të bashkërenduar përpjekjet, konsoliduar orientimin euroatlantik dhe përmirësuar mjedisin e sigurisë në rajon. Në vazhdën e takimit të Koalicionit Global kundër ISIS që u mbajt në Ëashington në muajin mars, një theks i veçantë iu vu rëndësisë për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, si dhe masave të marra nga vendi ynë për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet