SPAK/ Cilët do të jenë arrestimet e para? Prokurorja kroate mbërrin në Tiranë

Tamar Laptosh, prokurorja që hetoi dhe dërgoi në bankën e të akuzuarve ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader dhe ish-zv.kryeministrin do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri. Ajo do të monitorojë punën e SPAK, organi që pritet të çojë pas hekurave ata politikanë që kanë lidhje me krimin e organizuar, dhe trafiqet e drogës. Gjatë një takimi me dyer të mbyllura, Laptosh tregoi se për të hetuar korrupsionin duhet së pari që të përzgjedhurit e SPAK-ut të kenë besueshmëri të lartë, të ketë koordinim mes Gjykatës kundër Korrupsionit dhe SPAK-ut si edhe të ketë vullnet.“Kur unë po hetoja ish-kryeministrin, besueshmëria e publikut nuk ishte shumë e lartë sepse ai ishte i fuqishëm dhe arrogant. Ne vinim nga një eksperiencë në të cilën nuk ishte hetuar ekzekutivi, por më pas u mblodhën prova dhe gjatë procesit besueshmëria e publikut u rrit”, ka thënë Laptosh, raporton TCH. Një prej dosjeve që do të merren nën hetim janë CEZ, dosja e 21 janarit dhe shumë të tjera. Deri tani kanë aplikuar 12 prokurorë për në SPAK.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet