45 milionë dollarë në vit do ti kushtojë shtetit shqiptar Reforma në drejtësi

Institucionet e reja të cilat do të krijohen nga fillimi i zbatimit të Reformës në drejtësi, do të shoqërohen me një faturë të majme financiare për buxhetin e shtetit. Me projektligjet e reja të paketës së reformës dhe parashikimeve ligjore për të rritur pagat e gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të sistemit të Drejtësisë, fatura financiare vjetore pritet të shkojë në 45 milion dollarë në vit. Ministria e financave ka theksuar se ka vështirësi të mëdha për të siguruar pagesa të larta për pjesëtarët e sistemit të drejtësisë. Aktualisht kostoja për 985 punonjës të sistemit të drjetëisë, arrin vlerën e 1.8 miliardë lekëve në vit. Duke llogaritur edhe shtesat që propozohen në projektligjin e ri për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit, kostoja totale pritet të shkojë në 4.5 miliardë lekë në vit, ndërsa paga mesatare e një prokurori apo gjyqtari, pritet të shkojë në 330 mijë lekë në muaj. Sipa sministrisë së Financave, kjo faturë rrezikon të rritet çdo vit, për shkak të shtesës së lartë që ekspertët e EURALIUS kanë kërkuar për vjetërsinë në punë. Ministria është vënë në alarm, pasi vjetërsia për vitet e shërbimit rrezikon të shkojë deri në 75 % të pagës bruto, që përkthehet në 24.700 mijë lekë të tjera. Trajtimi financiar nuk mbaron me kaq, pasi shteti shqiptar duhet të paguajë 400 euro çdo vit, për sigurimin e detyrueshëm të jetës dhe pronës për magjistratin dhe familjen e tij.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet