Sali Berisha: ''me Francën sot është mbarë njerëzimi''

TIRANË - Deputeti demokrat Sali Berisha shpreh solidaritet me popullin francez në një status të tij në Fb: "Me sulmet e tyre makabre ne kryeqytetin e Frances, barbarët mendojnë se do mund të përkulin vullnetin e hekurt të këtij vendi të madh për të qëndruar e pamposhtur ndaj parimeve të Deklaratës, mbi të cilat është ngritur liria e saj, liria e botës. Duke dënuar me ashpërsinë me të madhe këto akte mizorie primitive, shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave, kombit mik francez, ambasadës së Francës në Tiranë dhe autoriteteve franceze si dhe uroj shërim të plotë të plagosurve. Gjithashtu, me këtë rast shpreh bindjen time më të thellë, se barbarët që mbështeten, organizuan dhe realizuan këtë masakër, këtë horror në Paris dhe ulen sot në shenjë nderimi për viktimat e pafajshme në gjysëm shtize flamurin krenar të kombit të madh francez, do marrin ndëshkimin shëmbullor kudo që të ndodhen ! Me Francën sot është mbarë njerëzimi !! sb".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet