Shahini: Hetim urgjent për protokollet e OJF që marrin para nga buxheti i shtetit

Ministrja e arsimit Besa Shahini prezantohet thuajse gjithmonë si një studente në daljet e saj para kamerave, dhe pse në përmbajtje të fjalimeve është një politikane e mirëfilltë. Ajo ka reaguar ndaj abuzimit të minorenës edhe më herët në statuset e e rrjeteve sociale dhe sot e tha të sajën në Parlament. Preferon të mos përmënde emra dhe kërkon që të mos e bëjnë as të tjerët por refuzon që të marrë "mea culpa" për gjithçka.

Cfarë kanë bërë OJFtë për të luftuar fenomenin e dhunës dhe përdhunimet? Ato OJF që kanë dalë dhe flasin sot dhe kërkon: "hetim urgjent për protokollet e OJFve që marrin para nga buxheti i shtetit, u kemi dërguar bashkive kriteret për stafin rojet dhe pastruesit", tha ministrja.

Shpesh herë janë edhe viktimat që refuzojnë të denoncojnë për shkak të identifikimit në media. "Kemi kërkuar nga AMA të marrë masa ndaj mediumit që kishte publikuar dëshminë policore të plotë ndaj një të mituri. Kërkoj që mos presë nxitje nga ne. Na thonë, ju lutemi na mbroni nga gazetarët dhe unë e kam frikën se arsye se pse nuk ka denoncime është frika se do përfundojnë në detaje identifikuese në televizor. Do dyfishojmë numrin e psikologëve dhe punonjësve socialë", vijon Shahini që ne fund nuk heziton të prekë thelbim e problemit. Nëse duam të parandalojmë dhunën e ngacmimin seksual duhet të punojmë për të luftuar sistemin patriarkal.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Aldo  e Enjte 4 Qershor, 2020

    Doriana Metollari have worked to empower society and human rights without payments and honors more than several NGOs connected to the state. They did now where the funds went because the state do the same processes by it’ self. There are many people like Doriana who deserved this funds and immunity because they speak and report for human rights and against the organised crime.