Shans historik, Shqipërisë do t’i çelet dera për në BE

Shefja e ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera tha sot në përurimin e “Polit të Drejtësisë”, godinës së re të institucioneve të Drejtësisë, se Reforma në Drejtësi do të çelë derën e BE-së për Shqipërinë.

“Një reformë e tillë funksionale nuk bëhet në një ditë, por do vite angazhim të plotë dhe mbi të gjitha integritetin më të lartë të mundshëm. Po ashtu, të gjitha institucionet kanë në fakt një mundësi dhe një shans historik për Shqipërinë pasi është dedikimi juaj, përkushtimi juaj që do të përcaktojë suksesin e reformës. Është një mundësi sepse do të jenë brezat e ardhshëm që do të na gjykojnë ne për këtë reformë. Është një mundësi pasi kjo reformë është mundësia për të çelur derën e Shqipërisë në BE dhe për këtë arsye, ne nuk mund ta humbasim këtë shans historik”, – u shpreh Shefja e ONM-së gjatë ceremonisë së inaugurimit të “Polit të Drejtësisë”.

Më tej, gjatë fjalës së mbajtur Genoveva Ruiz Calavera theksoi se Bashkimi Europian do ta mbështesë reformën deri në konsolidimin e saj.

“Bashkimi Europian e ka mbështetur Reformën në Drejtësi jo vetëm në aspektin financiar, por edhe me përkrahjen në të gjitha aspektet e saj në ndryshimet kushtetuese dhe në këtë punë në kemi inkurajuar gjatë të gjithë kohës zbatimin e reformës dhe ai të ecte vetëm në njërin drejtim. Në konsolidimin e një sistemi, që ky sistem të ishte i pavarur, llogaridhënës dhe po ashtu të ishte transparent, në të mirën dhe interesin e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Mbështetja jonë dhe asistenca jonë do të vazhdojë sërish dhe në veçanti tashmë që zbatimi i kësaj reforme ka arritur në një moment kyç. Kemi institucione të reja të cilat janë krijuar gjatë kohës që procesi i Vetingut apo i rivlerësimit vazhdon me më shumë se 150 raste që janë vlerësuar. Me kaq shumë gjera që janë arritur është thelbësore që përpjekja të vazhdojë për konsolidimin e plotë të kësaj reforme”, – tha ajo.

Shefja e OMN-së u shpreh se krijimi i SPAK-ut mbetet përparësi.

“Kemi konsolidimin e Gjykatës Kushtetuese, e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si dhe këtë zinxhir të plotë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që ka filluar në fakt me përpjekjet që po bëhen për krijimin e SPAK-ut dhe kjo mbetet përparësi. Kjo do të ndiqet me krijimin e të gjitha strukturave hetimore dhe gjykatës që do të pasqyrojnë të gjitha këto përgjegjësi të Prokurorisë së Posaçme. Ndërkohë që priten të themelohen të gjitha këto institucione, ne gjithsesi duhet të jemi krenarë për gjithçka që është arritur dhe natyrisht mund të kremtojmë sot me përurimin e këtij pallati”, – tha Calavera.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

2 Komentet

  1. Gjovalin Gjoka   e Enjte 25 Korrik, 2019

    Me nji gje nuk jam dakort ,me zvarritjen edhe vonesen ne zbatimin e kesaj reforme ,a kan qene te parashikueme kto ?

  2. Nevila Berdica  e Enjte 25 Korrik, 2019

    Keshille gratis, Mos hyni ne Evrope, Be sepse e merrni vedin ne qaf😭