Shfryn Berisha: Ku jeton ti ?

Akuza në distancë e Berishës: ''Ne Shqiperi, cdo njeri pervec Edi Rames e ka marre vesh se largimi nga Shqiperia per te kerkuar azil politik eshte kthyer ne epidemi''

TIRANE - Kaq ka duruar ish shefi i qeverisë, Sali Berisha. Në një status të fundit në fb ai akuzon Edi Ramën për azilkërkuesit. Berisha tha se Rama kishte fajësuar gjermaninë që po nxiste me kërkesat e saj për krahë punë, pastaj krahasoi numrat gjate viteve të qeverisjes demokrate me sot. ";;;Shqiptarët që kërkuan azil në dy vite, në vitet 2011-2012 tv mara së bashku, ishin gjithsej vetëm 430 vetë kundrejt 7200 vetë që kërkuan azil vetëm korrikun që kaloi";;;. Akuza dhe për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për shifrat e gjermanise që nuk përputheshin me hyrje - daljet e shqiptarëve nga Shqipëria pastaj flet dhe për 'epideminë'. ";;;Ne Shqiperi, cdo njeri pervec Edi Rames e ka marre vesh se largimi nga Shqiperia per te kerkuar azil politik eshte kthyer ne epidemi. Ne qytetet dhe zonat rurale ne Vlore, Tepelene, Kolonje, Korçe, Shkoder, Elbasan, Durres, Gramsh, Mat, Diber, Mirdite, Kukes, Has, Tropoje, njerezit, pasi kane humbur çdo shprese ne kete vend po shesin shtepine, bagetine madje dhe token dhe largohen per te kerkuar azil politik ne Gjermani dhe ne vende te tjera te BE";;; shkruan dhe në fund akuzon Ramen se po ";;;largon gjithnje e me shume procesin e integrimit te Shqiperise ne BE";;;.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

0 Komentet