Votimi për Kryetar Bashkie: hapen qendrat e votimit në Kolonjë

Zgjedhjet e pjesshme për Kryetar Bashkie zhvillohen sot në Kolonjë. Sipas të dhënave të përcjella nga Komisioni Zonës së Administrimit Zgjedhore, nr. 73 dhe Administrata e KQZ e cila ndodhet atje, proçesi i votimit ka filluar në orën 07:00 dhe të gjithë qendrat e votimit janë hapur në përputhje me të gjithë proçedurat ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Deri tani, proçesi i votimit ka vijuar i qetë dhe pa asnjë problematikë që mund të ndikojë në mbarëvajtjen e proçesit të votimit. Sipas informacionit të mbërrituar nga qendrat e votimit në qendrën e të dhënave të KQZ, deri në orën 10:00 pjesëmarrja në votime ka qenë e kënaqshme. Ndërkohë janë ngritur edhe grupet e numërimit, dhe sot Administrata e KQZ do t’ trajnojë të gjithë anëtarët e grupeve të numërimit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet