Shkrimet intimiduese ndaj Ambasadorit Borchardt, Cakaj: ''Mjaft është Mjaft!''

Mjaft është mjaft! - shkruan Ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj në faqen e tij online, referuar një shkrimi që persona të paidentifikuar kishin lënë në banesën e Ambasadorit Borchardt në Tiranë. "Akt të papranueshëm kriminal. Veprimi është kryer në urdhëra të qarta politike të krerëve të protestës me qëllim frikësimin e Ambasadorit Borchardt dhe familjes së tij, si hakmarrje primitive e atyre që pasi kanë humbur kontrollin e vetes duan të nxjerrin nga kontrolli rendin kushtetues të Shqipërisë!", shkruan Cakaj. "Për më shumë, kultura e linçimit masiv, diskreditimit tendencioz profesional dhe cenimit personal është krim në vetvete. Ndaj, secili person me përgjegjësi minimale shoqërore duhet menjëherë të distancohet nga sulmi kriminal ndaj Ambasadorit Borchardt dhe të dënojë veprimtarinë e dhunshme kundër Shqipërisë në përgjithësi", përfundon ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet