Shkrimi i gazetës greke, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë drejt shkatërrimit

Gazeta grake ‘Kathimerini’, i sheh marrëdhëniet zyrtare mes Tiranës dhe Athinës, të pashpresa për të zgjidhur çështjet që qëndrojnë pezull mes dy vendeve prej kohësh. Në një shkrim të sajin për Shqipërinë, thuhet se përpjekjet për të përmirësuar lidhjet dypalëshe duket se janë drejt fundosjes. Ndër çështjet kryesore që përmenden në artikull janë: trajtimi i pakicës greke në Shqipëri, mosmarrëveshja për kufirin detar dhe kërkesa e Tiranës për kompensimin e anëtarëve të komunitetit çam, që u dëbuan nga Greqia në luftën e dytë botërore. Burimet diplomatike, ia atribuojnë ngecjen në bisedimeve retorikës nacionaliste të qeverisë së Edi Ramës dhe bashkëpunimit të tij të ngushtë me partinë çame. Sipas kësaj gazete, pas takimit të fundit të ministrave të jashtëm të dy vendeve, nuk është bërë asnjë përpjekje për të zgjidhur çështjet e lëna pezull.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet