Shoqëria Civile kërkesë për ndryshim sistemi me Referendum. KQZ: S’ka kuorum për vendim

Ka mbetur pezull kërkesa e 12 aktivistëve të Shoqërisë Civle për referendum për sistemin Zgjedhor.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak të mungesës së kuorumit, nuk mundi të marrë një vendim. Në mbledhje ka pasur votim 4 me 1 dhe në këtë mënyrë, kërkesa e shoqërisë Civile ka mbetur pezull. Ndërkohë Rezarta Bitri ka thënë se vota e saj nuk është kundër por është për shtyrje të kërkesës.

Klement Zguri: Hidhet në votim kërkesa për referendum për ndryshimin e sistemit zgjehdor, 1 pro dhe 4 kundër

Rezarta Bitri: Jo nuk janë 4 kundër

Klement Zguri: Mos bëni gallatë këtu, o je pro ose je kundër

Ish- Kreu I Kqz: Jeni institucion i rëndësishëm. Mos u sillni sikur jeni mbledhur për gjel deti.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet