Shqipëria, e bekuar që ka mbështetje të palëkundur nga SHBA

Shqipëria është e bekuar që ka mbështetje të palëkundur nga SHBA. Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi një takim me zv. presidentin e shteteve të bashkuara të amerikës, Mike Pence në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan me rastin e 70 vjetorit të krijimit të NATOs. “Takim i shkurtër i rëndësishëm me zëvendës presidentin, Mike Pence. Shqipëria është e bekuar që ka këtë mbështetje të palëkundur nga SHBA. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj NATOs dhe aleancës sonë me SHBA, e cila është e domosdoshme për ne”, shprehet Cakaj. Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATOs zhvilluan takimin dy ditor në Uashington, për të shënuar 70 vjetorin e formimit të Aleancës si dhe për të diskutuar kërcënimet e sigurisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet