Reforma hap rrugën drejt integrimit

Ministri i punëve të jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në Konferencën vjetore të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Vishegradit dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Në takim morën pjesë edhe ministrat e punëve të jashtme të Rumanisë, bullgarisë, rumanisë si dhe përfaqësues të estonisë, kroacisë, sllovenisë. Në këtë takim u fol edhe për vendin tonë dhe mbështjetjen e vendeve të Vishegradit për integrimin e Shqipërisë në BE. Në mënyrë të veçantë ministrat e huaj i shprehën vlerësimin ministrit Bushati, për reformën në drejtësi si një progres i madh që do të ndikojë në shpejtimin e integrimit në BE. Ministri Bushati theksoi se “zbatimi i ligjit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është hapi kyç për të vijuar me vendosmëri në proçesin e hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet