Shqipëria në një moment historik për të hyrë në BE

Komisioneri për Migrimin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopulos ka mbërritur në Tiranë për një vizitë zyrtare. Komisioneri ka zhvilluar një takim me ministrin Xhafaj dhe një konferencë për shtyp ku ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në një moment ky historik për të hyrë në BE. Avramopulos nënvizoi se lufta kundër krimit të organizuar duhet të vazhdojë dhe se gjithashtu mirëpret procesin e vetingut në polici.

“Uroj që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes europiane dhe shtoi se BE është gati të japë fonde për luftën kundër drogës”. Komisioneri u shpreh se sot kanë nënshkruar një marrëveshje shumë të rëndësishme për agjencinë europiane të kufirit dhe të rojeve bregdetare.

“Kjo marrëveshje si fillim do të lejojë ardhjen në Shqipëri të një ekipi nga agjencia europiane e kufirit dhe rojes bregdetare. Ne do të kemi mundësinë të mbështesim inisiativat që janë të rëndësishme në luftën kundër drogës. Si me terrorizmin apo krimin e organizuar rrjetet që merren me ëcshtjen e drogës nuk i njohin kufijtë. Këto përpjekje mund të bëhen efikase vetëm në rast se ne bashkëpunojmë në mënyrë efikase. Parandalimi është shumë i rëndësishëm. Dua të inkurajoj Shqipërinë të përdorë plotësisht këtë mundësi që po jepet dhe të aplikojë për fonde në mbështetje të këtyre inisiativave. Kjo do të ndihmojë Shqipërimë të përshpejtojë përpjekjet e saj sa i takon trafikimit prodhimit dhe përdorimit të drogës. Përmes këtyre prërpjekjeve ajo që duam është që Shqipëria të jetë sa më afër BE".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet