Shqiptarët më të varfër, po paguajnë më shtrenjtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një video-mesazhi tha se shqiptarët sot janë më të varfër dhe po paguajnë më shtrenjtë. Sipas, Bashës, pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë. “Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive vijnë nga grabitja që po i bëhet Shqipërisë nga një grusht klientësh. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur”, shprehet ai. Po ashtu Basha shton se “miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar në këto 6 vjet. “Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e qeverisë”, tha Basha. “Që të çlirojmë ekonominë dhe të hapim vende pune e mundësi për çdo shqiptar, duhet të largojmë Edi Ramën”, shprehet ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet