Shtatëmbëdhjetë parti duhet të kthejnë partatë

KQZ vendos rishpërndarjen e fondeve buxhetore për partitë politike, pjesëmarrëse në këto zgjedhje

TIRANË - Shtatëmbëdhjetë parti politike që kanë marrë më pak se 1,5% të votave në zgjedhjet e fundit vendore, brenda datës 10 Nëntor, duhet të kthejnë fondet e shtetit. KQZ vendosi rishpërndarjen e fondeve buxhetore për partitë politike, pjesëmarrëse në këto zgjedhje, bazuar në numrin e votave të fituara nga secila parti. Deri tani janë 17 parti politike të cilat ende nuk i kanë kthyer paratë edhe pasi KQZ ka përdorur të gjitha rrugët e komunkimit zyrtar për t’i njoftuar ato për detyrimin që ju ngarkon ligji zgjedhor. partite qe duhet ti kthejne fondet jane, Partia Demokracia Sociale 1.321.336 lekë, Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë 685.437 lekë, Partia Republikane 661.159 lekë, Partia Bashkimi Liberal Demokrat 538.424 lekë, Partia Lidhja Demokristiane e Shqipërisë 458,261 lekë, Partia Balli Kombëtar 237.515 lekë, Aleanca Popullore 83.333 lekë, Partia e Punës e Shqipërisë 83.333 lekë, Partia e Pajtimit Kombëtar 83.333 lekë, Partia e Reformave Demokratike Shqiptare 83.333 lekë, Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve 83.333 lekë, Partia Ardhmëria Shqiptare 83.333 lekë, Partia Demokracia e Re Europiane 83.333 lekë, Partia e të Drejtave të Mohuara 83.333 lekë, Partia e të Drejtave të Mohuara e Re 83.333 lekë, Partia Konservatore Shqiptare 83.333 lekë, Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 2.643 lekë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet