Shtyhet përsëri Vetingu në Polici

Kuvendi miratoi dje në parim ligjin për Vetingun në Polici, pasi miratimi nen për nen u shty. Ligji mori 81 vota pro, asnjë kundër dhe 34 abstenim. Projektligji 'për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e brendshme dhe ankesat në Ministrinë e brendshme' ndonëse ishte parashikuar që të miratohej nen për nen dhe në tërësi që në seancën e djeshme dhe brenda dy javësh pasi të botohej në Fletoren Zyrtare të niste zyrtarisht skanimi i uniformave blu, mazhoranca në dakordësi me opozitën vendosi që ta shtyjnë këtë votim për në seancën e ardhshme. Kjo për faktin se Lëvizja Socialiste për Integrim, paraqiti një sërë amendamentesh me pretendimin se do ta përmirësojnë akoma më shumë projektligjin e vetingut në Policinë e Shtetit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet