Shtyhet vendimi për zëvendësimin e prokurorit të përgjithshëm

Maxhoranca ka vendosur të shtyjë vendimin për zëvendësimin e prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla. Konferenca e Kryetarëve u mblodh që në orët e para të mëngjesit por shmangën diksutimet për këtë `ështje. Sipas disa burimeve në media, mësohet se vendimi për shtyrjen e zëvendësimit të pokurorit ka ndodhur për arsye se Llalla është ende në dëtyrë, kështuqë maxhoranca do të presë derisa ti mbarojë mandati. Maxhoranca ka vendosur që për zëvendësuesin e Llallës të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, duke e çuar kandidaturën e prokurorit të ri për shqyrtim në Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Përveç Llallës, PS ka shtyrë dhe shkarkimin e kreut të KQZ, Klement Zguri. Kjo kërkesë u bë fillimisht nga Fatmir Mediu dhe është pranuar nga kryeministri Rama i cili kërkoi që shkarkimi i kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mos futet në shqyrtim për diskutim në Kuvend, duke e shtyrë këtë vendim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet