Siguria dhe kontrolli i kufinjve, Komisioneri i KE mbërrin sot në Tiranë

Komisioneri i KE për çështjet e emigracionit, Dimtris Avramopulos, do të mbërrijë sot në Tiranë për një vizitë zyrtare. Mediat e huaja raportojnë se komisioneri do të zhvillojë disa takime me zyrtarët e lartë të shtetit, duke nisur me kryeministrin Rama, ministrin e jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj. Parashikohet që në fokus të kësaj vizite do të jetë edhe nënshkrimi i një marrëveshje me policinë shqiprare dhe Frontex, Agjencia e BE që mbikqyr kufijtë tokësorë e detarë të zonës europiane Shengen. Komisioneri Avramopulos do të shoqërohet në këte takim më një grup ekspertesh të Frontex, me të cilët pritet të zyrtarizohet bashkëpunimi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet