Situata alarmante, orët në vijim në rrezik për shumë qytete; Rama apel qytetarëve

Nëse lumi Vjosa del nga shtrati pritet që zonat përreth të vuajnë një katastrofë natyrore. Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, duke folur nga Darëzeza tha se jemi në një pikë mjaft kritike.

“Ne 4-5 oret ne vazhdim presim te perkeqesohet situata. Edhe nje here, prioriteti numer nje eshte jeta e njerezve, pastaj gjeja e gjalle. Keshtu qe te gjithe banoret e zonave rreth lumenjve, perrenjve, derdhjes ne det duhet te evakuohen, te lene shtepite dhe pastaj te kujdesen per gjene e gjalle, e cila eshte e dores se dyte, por gjithashtu e rendesishme”. Ndërsa kryeministri Rama ndodhet në Urën e Mifolit për të monitoruar situatën. Rama i bëri apel qytetarëve të cilët janë të rrezikuar në zona afër lumenjve. Në këtë zonë pritet të evakuohen rreth 2500 banorë të katër fshatrave.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet