Skema e re e ndihmës ekonomike, qeveria jep dy rrugë të reja për familjet e përjashtuara

Familjet e përjashtuara nga ndihma ekonomike mund të aplikojnë sërish për një mundësi përfitimi. Së pari kjo kategori duhet të depozitojë një ankesë pranë zyrave rajonale të shërbimit social dhe më pas të ribëjë aplikimin. Këto zyra në çdo rajon do të jenë të hapura çdo ditë, nga ora 08:00 deri në orën 19.00. Së dyti këto familje përveç zyrave të shërbimit social duhet t’i drejtohen edhe bashkive përkatëse pasi këto institucione kanë një fond të veçantë për skemën e re ekonomike. Sqarimi erdhi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pas reagimeve ndaj skemës së re të ndihmës ekonomike.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet