Skenari më i keq ''izolimi'' i vendit

Ekspertët ndërkombëtarë kanë dhënë alarmin për rritjen e influencës së politikës ruse në Tiranë. Ata thonë se Rusia po shikon pikërisht nga vendet në krizë politikë për të rritur influencën në Ballkan, pikërisht nëpërmjet ish kreut të PDsë Sali Berisha, i cili ka marrë në dorë frerët e protestave të fundit, shkruan gazeta Sot. Dimitar Bechev, hulumtues në qëndren për studime sllave, bën të ditur, në një intervistë për European western balkans se: "Rusia po shtrin tentakulat e saj në këto vende. Skenari më i keq është izolimi, tha ai. Korrupsioni dhe kapja e shtetit do të lulëzojnë. Dhuna me intensitet më të ulët ose mes shteteve do të kthehet. Pak më vonë ndërhyrja e huaj mund të jëtë më kërcënuese. Aktorë të tillë përfitojnë nga përplasjet e politikës së brendshme të shteteve ballkanikë", tha ai. Disa ditë më parë për këtë influencë ruse kishte folur dhe ish zyrtari i FBIsë amerikane Mark Rossini. Në një status në Facebook ai kishte thënë se protestat që po ndodhin janë të thirrura nga Berisha nën ndikimin rus.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

2 Komentet

  1. Armando Jaho   e Hënë 4 Mars, 2019

    O luli grua qiri kerkoni ke hapni depot prape..

  2. Sulejman Kasemi  e Shtunë 2 Mars, 2019

    O ju komunista qe jeni fara me e keqe ne rruzullin e tokes se juve jeni ata qe beni dobicin e ta lini ne dere ju jeni per tju cuar te gjitheve ne malet siberiane qe ta shifni se sa ju vlen lekura o bythe lepiresa