Fatos Reka, Ambasadori shqiptar në Shkup

''Sllavomaqedonas'': Shkupi thërret ambasadorin shqiptar
Deklaratat e Tiranës cënojnë fqinjësinë e mirë

Maqedonia është e pakënaqur nga deklaratat e politikanëve shqiptarë, Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të jashtëm Ditmir Buashti "për dykombësi dhe ndryshimin e rendit kushtetues në Republikës e maqedonisë", thuhet në deklaratën për shtyp të Ministrisë së punëve të jashtme maqedone, e cila ka thirrur Ambasadorin shqiptar në Shkup Fatos Reka, për sqarime. Etiketimi i maqedonasve si "sllavomaqedonas" është ofendim dhe diskriminim, shkruan deklarata. "Mesazhe të tilla janë provokim serioz për fqinjësi të mirë", shkruan deklarata. "Ajo çfarë duhet në rajon, është unifikimi rreth integrimit në BE, si dhe zhvillimi në sferën ekonomike". Maqedonia ka akuzuar zyrtarët e tiranës se kanë nxitur një platformë të partive shqiptare në Maqedoni, kusht për formimin e koalicionit qeverisës e cila sipas tyre ka synim federalizmin e vendit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet