Socialistët dibranë grisën teserat ? PS, nuk është e vërtetë !

Tensionohet situata në Dibër. Atëherë kur jemi vetëm një javë përpara zhvillimit të zgjedhjeve lokale, 200 socialistë i janë bashkuar Partisë demokratike. Në një takim me kandidatin e opozitës, Sherefedin Shehu, socialistët grisën teserat e tyre në shenjë proteste, për premtimet e pambajtura. Sipas tyre, ata u lanë në harresë pasi u zunë karriget nëpër zyra. Ndërkohë ngjarja është përgënjeshtruar nga shtabi elektoral i Muharrem Ramës. Në një deklaratë për mediat thuhet se asnjë anëtar i PS nuk është larguar nga rradhët e partisë dhe e gjitha kjo është një shfaqje e sajuar, me njerëz të importuar jashtë Dibrës, me qëllim dezinformimin e qytetarëve përpara zgjedhjeve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet