Socialistët kërkojnë shkarkimin e Metes brenda tre muajve

Një Komision hetimor parlamentar mblidhet sor në orën 13:00 ku në rend dite do të jetë shkarkimi i Presientit Ilir Meta. Kuvendi i Shqipërisë, gjatë seancës të së hënës, miratoi me 101 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e Komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën, me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Deptetetë të Parlamentit kanë deklaruar më herët se Dekreti për shfuqizimin e zgjedhjeve vendore ishte në kundërshtim me parimet e Kushtetutës. Komisioni, i cili do të zgjasë tre muaj, ka në përbërje të tij 9 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga opozita e re.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet