Nis iter-i për largimin e Presidentit, Meta: kjo nuk nuk ndihmon negociatat

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të hetohet nga një Komision hetimor parlamentar i cili vendosi sot se do ta thërrasë Presidentin më datë 6 Shtator.

Dekreti i tij për anulimin e zgjedhjeve do të jetë mollë sherri mes institucionit të Presidentit dhe socialistëve të cilën kanë deklaruar dhe më herët që do të kërkojnë largimin e Metes.

Kryetari i Komisionit Ulsi Manja, deputet i PSsë, tha se Komisioni intresohet për mënyrën sesi Presidenti ka ushtruar kompetencat e tij për tre muaj.

Në planin e hetimit të komisionit, do të verifikohen shkeljet e Presidentit mbi zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në Komision do të thirret Presidenti Meta, dhe më pas do të administrohen të gjitha informacionet, raportet e dërguara nga institucionet për objektin e hetimit, përfshirë dhe atë të Komisionit të Venecia-s, i lënë për në fund. Përfundimet do të diskutohen në Parlament, ku socialistët me shumë gjasa do të kërkojnë dorëheqjen e Metës.

Pak para fillimit të punës së Komisionit Presidenti Meta, ka thënë se: “Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Europian”, tha Meta i cili shtoi se kjo mund të pwrshkallëzojë krizën.

“Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende nga BE, ndaj respektimi i tyre është i pashmangshëm nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatave në 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje”, tha ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet