Olta Xhaçka deklatatë: PS përjashton deputetin e përfshirë në ngjarjen e Laçit

Xhaçka, Armando Prenga ka humbur çdo të drejtë morale të jetë pjesë e Partisë Socialiste, ndërsa socialistët kërkojnë që ai të japë llogari përpara drejtësisë

TIRANE - PS kërkon të japë prova për standarte të reja dhe merr vendim pas ngjarjes së sotme para komisariatit të Laçit. Armando Prenga, deputeti i PSsë nuk do të jetë më pjesë e selisë rozë. "Partia Socialiste nuk është strehë ku mund të gjejë mbrojtje nga agjencitë ligjzbatuese cilido që shkel ligjin. Kjo është jo vetëm e qartë edhe për çdo deputet, po çdo deputet ka detyrë parësore ta mbrojë dhe promovojë me fjalë, sjellje dhe veprime, faktin se kultura e pandëshkueshmërisë" tha deputetja socialiste Olta Xhacka. Prenga ka humbur çdo të drejtë morale të jetë pjesë e Partisë Socialiste, ndërsa socialistët kërkojnë që ai të japë llogari përpara drejtësisë. "I bëjmë sot thirrje prokurorisë që të mos ndalet deri në zbardhjen dhe ndëshkimin e plotë të veprave penale të konsumuara në katrahurën e Laçit - dhe një batutë për PDnë - koha kur bodigardët e Çunit të Kryeministrit plagosnin me plumb kamarierë në mes të lokalit dhe policia u mbyllte gojën dëshmitarëve...nuk ka shans të rikthehet" perfundon Xhaçka.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet