Socialistët: nuk bëjmë komente paraprake, dëmtojmë proçesin

Drafti paraprak i Komisionit të Venecias nuk është përfundimtar, dhe ne duhet të presim. Është ky komenti që bëjnë socialistët, nëpërmjet Kryetarit të grupit parlamentar Taulant Balla, mbi opinionin e venecias, për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. "Ne do të respektojmë kërkesën për konfidencialitet, shpërndarja e copëzave dëmton proçesin", tha Balla. “Shpërndarja e copëzave apo fjalive të veçanta në rastet e mëparshme të drafteve paraprake ka dëmtuar kredibilitetin e proçesit të konsultimit me Komisionin e Venecias. Prandaj ne do të ndjekim në mënyrë strikte axhendën dhe respektojmë kërkesën për konfidencialitet prej vete Komisionit të Venecias deri në miratimin e një opinioni final zyrtar”, tha ai. Dekreti i rikthyer nga Presidenca nuk do të diskutohet dhe as shqyrtohet në Kuvend, për të respektuar deri në fund Komisionin e Venecias.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet