Spiropali: Meta bën cubin, ajo hedh fall, Basha s'shkon në prokurori, koha ta fshijmë këtë llum...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënëse e qeverisë Elisa Spiropali në postim në Twitter ka reaguar duke sulmuar Berishën, Bashën, që rezultoi të shkonte në prokurori, Metën i cili tha se do të nxjerr ushtrinë dhe Kryemadhin.

"Njëri i rrjedhur shkruan si vdiq badigardi i KM. Tjetri i akuzuar nuk paraqitet në prokurori. I treti bën cubin si komandant suprem.

Ndërsa ajo hedh fall dhe lajmëron kataklizmonë! Koha për ta fshirë llumin e këtij filxhani e lëshuar ujin e drejtësisë mbi këtë pisllëk në 30 Qershor" shkruan ajo. /shqiptarja.com/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet